Një person është therur me thikë sot në mes të sheshit në Prishtinë.
“Jepi zë” ka mësuar se bëhet fjalë për një 17-vjeçar, ndërsa i dyshuari është një shok i tij i moshës së afërt.
Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se personi i dyshuar është L.S.
Ndryshe, ngjarja ka ndodhur sot në Prishtinë, ku viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshauri ka arritur të arratistet.