Një djalë në Deçan dyshohet se e vrau aksidentalisht babanë e tij

Publikuar më:

Vrasja që tronditi pasditen e sotme bjeshkët e fshatit Strellc në Deçan, sipas informacioneve dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht.

Viktima është nga familja Hasanramaj, ndërsa ngjarja tragjike ka përfshirë djalin e tij, duke goditur rëndë familjen Hasanramaj.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se gjithçka ka ndodhur gjatë qëndrimit të tyre në bjeshkë, ndërsa rrethanat e sakta të incidentit ende nuk janë sqaruar plotësisht.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po kryejnë ekzaminimet dhe veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur plotësisht rastin.

Autoritetet nuk kanë dalë ende me një version zyrtar mbi mënyrën se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

JU REKOMANDOJMË