E FUNDIT: Bekim Jashari uron Lushtakun dhe Nuren, ua dorëzon detyrën

Publikuar më:

Bekim Jashari ka treguar kulturë të lartë politike, duke uruar kryetarin e ri të Skënderajt, Fadil Nura dhe kryetarin e degës së PDK-së, Sami Lushtaku, shkruan Jepi zë.

Jashari së bashku me bashkëpunëtor sot i ka pritur në zyren e kryetarit, Nuren dhe Lushtakun.

Përmes një postimi, kryetari i ri, Fadil Nura është shprehur shumë falënderues ndaj kryetarit Jashari, për ceremoninë e organizuar me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës.

Postimi i plotë:

Pa marrë parasysh dallimet politike, mbi çështje të caktuara, prapëseprapë jemi të këtij vendi, ku secili e ka dëshirën të shoh Skenderajn të përparuar.
Megjithatë, i jam shumë falënderues kryetarit Jashari, për ceremoninë e organizuar me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës.
Do të jemi të hapur kurdo për të bashkëpunuar në të mirë të qytetarëve!
Faleminderit për gjithçka që keni bërë!
Qofsh i bekuar!

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.