Stuhia e fortë që përfshiu Kosovën gjatë ditës së sotme ka goditur edhe zonën e Liqenit të Ujmanit, ku kushtet atmosferike janë përkeqësuar ndjeshëm.
Pamjet e publikuara tregojnë dukshmëri të kufizuar, ndërsa mbi sipërfaqen e liqenit janë krijuar valë të mëdha si pasojë e erërave të forta.

Moti i ligë ka shkaktuar dëme në disa pjesë të vendit, ndërsa stuhia në Ujman dëshmon fuqinë me të cilën goditi fronti i motit.





