3 persona bëhen për spital nga aksidenti i rëndë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Publikuar më:

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, shkruan “Jepi zë”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:40, në segmentin rrugor në fshatin Sllatinë.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij vetaksidenti.

JU REKOMANDOJMË