I nxehet gjaku, Xhaka i thotë Martinezit “Shihemi brenda”

Publikuar më:

Një incident i vogël ka ndodhur mes yllit argjentinas Lautaro Martinez dhe kapitenit të Zvicrës Granit Xhaka.

Në pamjet e siguruar nga drejtori i Sportit në Artmotion Arlind Sadiku, të dy shihen teksa fjaloseshin me njëri-tjetrin.

Martinez ia ngriti nervat Xhakës, çka e bëri këtë të fundit t’i thoshte “Shihemi brenda”.

Ndërkohë pas këtij konfrontimi për ta qetësuar situatën ndërhyri edhe Lionel Messi, i cili mundohej ta qetësonte kapitenin zviceran.

Helvetikët nuk arritën të sigurojnë gjysmëfinalen pasi u mposhtën nga Argjentina me rezultat 3:1, pas vazhdimeve.

Për VIDEO klikoni KËTU

JU REKOMANDOJMË