Ftesë publike nga VITA për ministrin Muja: Do t’i prezantojmë nga afër procesin e prodhimit dhe pranimit të qumështit nga fermerët

Publikuar më:

Fabrika e Përpunimit të Qumështit VITA i ka bërë ftesë publike ministrit të Bujqësisë në detyrë, Armend Muja, që ta vizitojë ambientin e saj më 8 korrik

Sipas njoftimit, gjatë vizitës do të prezantohet procesi i prodhimit, pranimi i qumështit nga fermerët, standardet e cilësisë dhe bashkëpunimi me prodhuesit vendorë.

E plotë:

FTESË PUBLIKE

Fabrika e Përpunimit të Qumështit VITA fton publikisht Ministrin e Bujqësisë, z. Armend Muja , që të na vizitojë nesër, më 08.07.2026, në ambientet e fabrikës sonë.

Do të kemi kënaqësinë t’i prezantojmë nga afër procesin e prodhimit, procesin e pranimit të qumështit nga fermerët, standardet e cilësisë, bashkëpunimin me fermerët vendorë dhe të zhvillojmë një diskutim të hapur për sfidat dhe të ardhmen e sektorit të qumështit në Kosovë.

Dyert e VITA-s janë të hapura. Ju mirëpresim nesër, më 08.07.2026

JU REKOMANDOJMË