“Rrezik për sulm”, ambasadat në Kosovë paralajmërojnë punonjësit t’i shmangin turmat

Publikuar më:

Ambasadat e huaja në Kosovë kanë paralajmëruar punonjësit e tyre që t’i shmangin turmat dhe qendrat e mëdha tregtare. Kjo për shkak se, sipas tyre, ka rrezik për një sulm të mundshëm deri më 30 nëntor.

KOHA ka mësuar se autoritetet e sigurisë janë të njoftuar për një rast të tillë, mirëpo nuk kanë parë rrezik dhe situata sipas tyre është nën monitorim.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform autorizimeve ligjore që ka trajton ç’do informacion apo çështje e cila ndërlidhet me fushëveprimin policorë. Varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”, ka thënë Policia në një përgjigje për Kohën.

Sipas informacioneve, kërcënimi i sigurisë thuhet se vjen nga një person i vetëm.

Në alarmime të tilla, ambasadat i njoftojnë punonjësit e tyre sa herë që ka informata për rreziqe të mundshme.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.