Rron Gjinovci reagon ndaj protestës së fermerëve: “Praktikisht kërkesa e tyre është të mos inspektohet kompania që e përpunon qumështin”

Publikuar më:

Aktivisti i njohur për qëndrimet e tij në mbështetje të Qeverisë, Rron Gjinovci, ka reaguar ndaj protestës së fermerëve, të cilët sot para Ministrisë së Bujqësisë zbrazën qumësht në shenjë pakënaqësie.

Pas aksionit protestues, Gjinovci publikoi një reagim në rrjetet sociale, ku kritikoi kërkesat e fermerëve.

“Praktikisht kërkesa e tyne osht mos mu inspektu kompania që e përpunon qumështin ashtu që me mujt me na shitë neve konsumatorëve edhe helm po deshti. Bajuni more”, ka shkruar ai.

JU REKOMANDOJMË