Banorët e një rruge në Vushtrri në hall me vjedhjen e këpucëve

Publikuar më:

Kamerat e sigurisë kanë filmuar sot rreth orës 11:48 një rast të vjedhjes së këpucëve në korridorin e banesave të njohura si “bardh e zi” në rrugën “Bedri Pejani” në Vushtrri, në bllokun B.

Pamjet, të cilat i ka siguruar VushtrriaOnline nga një banor i zonës, tregojnë momentin kur të dyshuarit marrin këpucët e lëna para dyerve të banesave dhe largohen nga vendi i ngjarjes.

Sipas banorëve, ky nuk është rast i izoluar — vjedhje të ngjashme të këpucëve kanë ndodhur edhe më parë në të njëjtat banesa, çka i ka vënë banorët në hall dhe ka shtuar shqetësimin e tyre.

Banorëve u rekomandohet të mos i lënë sende me vlerë para dyerve të banesave dhe të raportojnë çdo rast në Policinë e Kosovës në numrin 192.

JU REKOMANDOJMË