Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka bërë një deklaratë lidhur me Kosovën dhe procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një paraqitje publike, Lavrov ka pretenduar se paqja në Ballkan mund të arrihet vetëm nëse ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dënohet nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Paqja në Ballkan arrihet vetëm me dënimin e Hashim Thaçit, i udhëheqës i organizatës terroristë UCK”, është shprehur Lavrov.
Deklarata e shefit të diplomacisë ruse nuk është befasuese pasi dihet publikisht qëndrimi i vazhdueshëm i Moskës kundër Kosovës dhe ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare.
Madje dhe vetë Gjykata Speciale vazhdimisht është kritikuar se është e politizuar dhe se ndikimin direkt e ka nga Rusia dhe Serbia.







