Kryetari në largim i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ia ka dorëzuar detyrën kryetarit të ri, Bedri Hamzës.
Menjëherë pas seancës, Bahtiri e priti Hamzën në zyrën e tij, shkruan “Jepi zë”.
Pas shtrëngimit të duarve, Hamza e mori detyrën nga Bahtiri.
Në këtë pritje kishin ardhur edhe të gjithë drejtorët e Bahtirit.