Një aksident i rëndë trafiku në Gjermani i ka marrë jetën dy të rejave që dyshohet se janë me origjinë nga Kosova.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, aksidenti ka ndodhur në autostradën A5 pranë Appenweierit, ku janë përfshirë disa automjete. Si pasojë e përplasjes, dy vajza që udhëtonin në të njëjtën veturë kanë humbur jetën në vendngjarje.
Viktimat janë E. Zubaku, 24 vjeçe, dhe A. Zubaku, 18 vjeçe, nga fshati Topanicë i Kamenicës.
Ndërkohë, familjarët e tyre kanë konfirmuar lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të dy të rejave.
Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pas një tentative të pasuksesshme për ndryshimin e korsisë.
Dy automjete janë përplasur me shpejtësi të lartë, duke shkaktuar më pas një aksident zinxhiror ku janë përfshirë gjithsej pesë vetura.
Një person ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa pasagjerët e automjeteve të tjera kanë shpëtuar pa lëndime serioze.
Autoritetet gjermane po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit që tronditi familjet e viktimave dhe komunitetin shqiptar në Gjermani.








