Janë shënuar tensionet e para gjatë protestës së mbajtur në Tiranë, ku pati përplasje dhe debate mes pjesëmarrësve.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, disa emigrantë shqiptarë që kishin kërkuar të merrnin fjalën nuk janë lejuar të flasin, duke shkaktuar reagime dhe momente tensioni në mesin e protestuesve.
Në vendngjarje u panë edhe përplasje verbale, ndërsa të pranishmit tentuan të qetësonin situatën. Pavarësisht incidenteve, protesta vijoi me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra qytetarëve të mbledhur në kryeqytet.
Nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa pritet që organizatorët dhe autoritetet të japin sqarime lidhur me incidentin.







