Një vajzë e maskuar hoqi flamurin izraelit në ambasadë në Tiranë gjatë protestave

Publikuar më:

Një vajzë e maskuar ka shkulur flamurin e Izraelit në Ambasadën e këtij shteti në Tiranë gjatë orarit kur po mbahej protesta e 21-të në kryeqytet.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila e ka dënuar me forcë aktin, duke theksuar se veprime të tilla nuk kanë asnjë lidhje me lirinë e shprehjes apo të drejtën për protestë paqësore, por përbëjnë shfaqje të urrejtjes dhe intolerancës.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me forcë heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar gjatë protestës së mbrëmshme”, thuhet në njoftim.

Sipas MEPJ, këto veprime janë të papajtueshme me vlerat demokratike dhe standardet evropiane, si dhe me parimet e respektit dhe bashkëjetesës që karakterizojnë shoqërinë shqiptare.

“Veprime të tilla janë shfaqje të urrejtjes dhe nxitjes së saj dhe janë krejtësisht të papajtueshme me parimet e respektit dhe bashkëjetesës që Shqipëria i ka në themel”, theksohet në reagim.

JU REKOMANDOJMË