Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku një fëmijë 11-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në det gjatë kohës që po lahej.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 të Durrësit, fëmija dyshohet se është mbytur aksidentalisht teksa ndodhej në ujë. Viktima ishte banues në Tiranë.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë ndërhyrë shërbimet përkatëse, ndërsa është njoftuar edhe grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të mbytjes.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.






