Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vushtrrinë dhe Mitrovicën. Si pasojë e aksidentit të tmerrshëm që ndodhi mbrëmjen e kaluar në magjistralen Vushtrri–Mitrovicë, te udhëkryqi për fshatin Begaj, ka humbur jetën në moshë të re Drilon Meniqi.
I riu, i cili po drejtonte një motoçikletë, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e rëndë, duke lënë në pikëllim familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
Aksidenti, i cili u raportua mbrëmjen e së shtunës, shkaktoi tronditje të madhe në opinion, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes po hetohen nga organet kompetente.
Vdekja e hershme e Drilon Meniqit ka prekur shumë qytetarë, të cilët po shprehin ngushëllimet e tyre për familjen në këto momente të vështira. Në kujtim të tij, shumë të afërm dhe miq kanë ndarë mesazhe dhimbjeje dhe respekti për jetën e ndërprerë tragjikisht.






