Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, bëri një lapsus të madh gjuhësor teksa u prononcua për media sot lidhur me aksidentin me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Basha, në vend se të thotë që dëshiron t’i shprehë ngushëllime familjarëve të viktimës, thotë që do që “t’iu urojë ngushëllime”, shkruan Insajderi.
“Du me e lanë të ndjerin dhe familjen e tij të qetë, me i uru ngushëllime, por s’ka qenë si pasojë e dheut në autostradë”, ka thënë Basha.






