Ministrja Rizvanolli sërish thirrje qytetarëve: Mos u ngrohni me rrymë, rrezikohet rritja e tarifave

Publikuar më:

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka kërkuar nga qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike gjatë stinës së dimrit, duke shfrytëzuar alternativa tjera për ngrohje.

Rizvanolli në e diskutimit me temë “Dekarbonizimi i sektorit të ngrohjes në Kosovë”, organizuar nga Balkan Green Foundation (BGF), në kuadër të projektit “Bashkëpunimi shumëpalësh për aksionin e transformimit të mjedisit”, shtoi se çmimet e importit të rrymës janë pesëfishuar.

Prandaj sipas saj, nëse nuk kursehet energjia, duhet që të rritet eksporti për çka mund të rrezikohet edhe furnizimi i rregullt me rrymë, por edhe të rriten tarifat nga prilli i vitit të ardhshëm.

“Çmimet e importit janë rritur pesëfish. Është gjendje e jashtëzakonshme. Në mënyrë që kjo krizë sa më pak ta prek Kosovën qytetarët duhet që të kursejnë rrymën, që të shfrytëzojnë burime të tjera të ngrohjes. Qytetarët duhet të kuptojnë që mos kursimi i energjisë dhe sa më shumë shpenzojmë energji duhet të importojmë më shumë. Dhe mund të ketë edhe rritje të tarifave në prill”, ka shtuar ajo.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.