E thotë njeriu kryesor i Trump, Marco Rubio: Kosova nuk është në agjendë për anëtarësim në NATO

Publikuar më:

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar të mërkurën se anëtarësimi i Kosovës në NATO për momentin nuk është fare në agjendën e aleatëve, duke e nxjerrë zbuluar dështimin fatal të politikës së jashtme të Qeverisë aktuale të Kosovës.

“S’mund të flas për zgjerimin e NATO-s. Do të jem i sinqertë me ju: ajo që kam vërejtur është se NATO është e fokusuar në çështje të tjera sa që zgjerimi, veçanërisht në rastin e Kosovës, por edhe në raste të tjera, s’është në krye të ndonjë agjende. Nuk ka zënë ndonjë vend të rëndësishëm në bisedat e fundit me aleatët tanë të NATO-s”.

Kjo ka qenë përgjigja e kryediplomatit amerikan teksa ka komentuar kërkesën për mbështetje të kongresistit amerikan, Keith Self, i cili është kryesues i Nënkomitetit për Evropën kuadër të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Self i kërkoi që të bëjë trysni mbi katër shtetet anëtare të NATO-s – Spanjën, Greqinë, Rumaninë dhe Sllovakinë – për të zhbllokuar rrugën e Kosovës, por Rubio refuzoi të japë qoftë edhe një zotim të vetëm se Uashingtoni do të ngrinte gishtin për të ndërmarrë ndonjë ofensivë diplomatike për llogari të Prishtinës, ndonëse shtoi se kjo “nuk do të thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë” në të ardhmen.

Ndryshe, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, liderët kosovarë kanë kërkuar anëtarësim të përshpejtuar në NATO, por për sa kohë që Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia mbajnë qëndrim bllokues, rregulli i artë i NATO-s për konsnsus e mban pezull kërkesën e vendit të vogël ballkanik, duke pamundësuar çdo hap drejt NATO-s.

Marrëdhëniet e Kosovës me NATO-n janë formalizuar kryesisht në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it, të cilin NATO e udhëheq që nga paslufa në Kosovë. Kosova akoma nuk është pjesë e Partneritetit për Paqe (PfP) ose ndonjë mekanizmi tjetër të bllokut ushtarak perëndimor përmes së cilëve do të afrohej më shumë me NATO-n.

JU REKOMANDOJMË