Njëri nga viktimat në Shëngjin është nga Gllobari i Drenasit, komuna shpreh ngushëllime

Publikuar më:

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Binaku pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Shëngjin, ku humbën jetën dy të rinj nga Kosova, njëri prej tyre nga fshati Gllobar i Drenasit.

Në një telegram ngushëllimi, Lladrovci tha se humbja e të riut ka prekur jo vetëm familjen, por edhe gjithë komunën e Drenasit.

“Kjo humbje e rëndë dhe e parakohshme ka prekur jo vetëm familjen, por edhe gjithë komunën e Drenasit. Në këto momente dhimbjeje, ndajmë pikëllimin me familjen Binaku dhe lutemi që ata të gjejnë forcë për ta përballuar këtë tragjedi”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Në emër të Komunës së Drenasit dhe qytetarëve të saj, Lladrovci ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për familjen e të ndjerit në këto momente të vështira.

Dy të rinjtë nga Kosova humbën jetën të mërkurën në plazhin e Shëngjin, pasi u morën nga dallgët gjatë larjes në det, ndërsa ngjarja ka shkaktuar pikëllim të madh në Kosovë dhe Shqipëri.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për të ndjerin. Për familjen, miqtë dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi, ngushëllimet më të thella”, thuhet në telegramin e kryetarit të Drenasit.

JU REKOMANDOJMË