Peci: “Me Albin Kurtin na bashkoi Kosova”

Publikuar më:

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci ka shkruar në rrjete sociale për koalicionin me VV-në, duke theksuar se me Albin Kurtin e bashkoi Kosova.

“Me Albin Kurtin na bashkoi Kosova. Nevoja që të ndalim projektet e ndarjes dhe copëtimit, për ta transformuar Kosovën në shtet me sovranitet.”, shkroi ndër të tjera Peci.

Kryetari i Guxo kishte kohë që nuk kishte bërë ndonjë reagim politikë. Ai nuk u bë i ‘gjallë’ as për çështjen e Presidentit, as për përplasjet Kurti-Osmani dhe as për largimet e shumta nga partia e tij.

Postimi:

Me Albin Kurtin na bashkoi Kosova

Nevoja që të ndalim projektet e ndarjes dhe copëtimit, për ta transformuar Kosovën në shtet me sovranitet. Ajo për çka u bashkuam, nga kjo perspektivë, veçse u forcua.

Në këtë konstelacion forcash, jemi të palëkundur se me kë e shohim partneritetin për Kosovën.

Andaj, sot riafirmuam angazhimin dhe përkushtimin për Kosovën, duke nënshkruar koalicionin me VV, Alternativën dhe PSHDK-në.

Të palëkundur në parime, të palëkundur për Republikën e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË