Re të zeza mbi Kosovë: Sot vazhdon grusht shteti i Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes kundër rendit kushtetues të Republikës

Publikuar më:

Sot, më 28 prill, në orën 10:00, do të vazhdojë seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të shtetit, edhe përkundër faktit se Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit, Albin Kurti dhe partnerët e tij në bashkëqeverisje, nuk kanë numrin e nevojshëm të deputetëve.

Kushtetuta e Kosovës kërkon që “zgjedhja e Presidentit bëhet me 2/3 e votave të të gjithë deputetëe”, do të thotë 80 sosh, megjithkëtë, mazhoranca nuk ka arritur që në seancën e filluar për zgjedhjen e Presidentit të sigurojë më shumë se 64 deputetë

Sipas paralajmërimeve, Kurti dhe deputetët e Vetëvendosjes, janë duke tentuar që të bëjnë zgjedhjen e Presidentit të Kosovës pa arritur kuorumin prej së paku 80 deputetëve.

Një ndërmarrje e tillë e Kurtit ka zgjuar reagime të fuqishme, duke e përshkruar atë si një grusht shtet i pastër kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ndonëse Kushtetuta është e qartë dhe të gjitha Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese theksojnë se Presidenti zgjedhet vetëm me arritjen e kuorumit të mjaftueshëm, kryeministri Kurti dhe Vetëendosje me partnerët e saj qeverisës, në mënyrë të paprecedentë është duke vazhduar që me çdo kusht të zgjedhë të parin e shtetit.

Shtyerja përpara e një procesi të tillë, pa përmbushur kriteret kushtetuese, rrezikon të krijojë një precedent të rrezikshëm për funksionimin demokratik të institucioneve.

Anashkalimi i rregullave themelore mbi të cilat është i ndërtuar rendi kushtetues i Kosovës, atëherë vihet në pikëpyetje vetë legjitimiteti i vendimeve që dalin nga ky proces dhe besimi i qytetarëve në institucionet shtetërore.

Kjo situatë ka thelluar përplasjet politike dhe ka ngritur shqetësime serioze për respektimin e sundimit të ligjit. Analistë dhe përfaqësues të opozitës kanë paralajmëruar se çdo veprim jashtë kornizës kushtetuese mund të çojë në krizë institucionale dhe në bllokim të mëtejmë të proceseve vendimmarrëse në vend.

Më 27 prill, gjatë një seance të thirrur në orën 17:00, Lëvizja Vetëvendosje tërhoqi nga gara dy kandidatët e saj për President, Glauk Konjufcën dhe Fatmire Mullhaxhën. Në vend të tyre, partia e Kurtit kandidoi Feride Rushin dhe Hatixhe Hoxhën.

Në votimin e filluar në seancën e së njejtës ditë, në orën 21:00, me prezencën e vetëm 64 deputetëve, Vetëvendosje filloi procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit. Kandidatja Feride Rushiti mori vetëm 63 vota, kundërkandidatja e saj, Hatixhe Hoxha, asnjë votë. Një votë u shpall e pavlefshme.

JU REKOMANDOJMË