Ky vend po kërkon çobanë, paga mujore 2 mijë euro

Publikuar më:

Ishulli i mrekullueshëm i Skocisë, North Ronalsdej ofron një rast interesant për punë.

Puna ofrohet për barinj të interesuar për ruajtjen e një lloji të rrallë të deleve skoceze me emrin orkni.

Kushti është që barinjtë të jenë me përvojë dhe të mund të kujdesen që delet të mbeten në kope, të ushqehen me ushqim të posaçëm që munden ta bluajnë dhe të qëndrojnë larg shkëmbinjve të rrezikshëm që gjenden aty afër.

Po ashtu duhet të pengojnë delet që të mos futen në arat ku kultivohet ushqimi për të gjithë banorët e ishullit.

Koha e punës parasheh orar prej 35 orëve në javë dhe rrogë vjetore 24.473 euro!

Barinjtë kanë obligim të qëndrojnë në këtë ishull së paku tre vite.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.