27 vjet nga rënia heroike Komandant Shemsi Ahmeti – SHEMI dhe dëshmorëve tjerë në Betejën e Melenicës

Publikuar më:

Në përkujtim të Betejës së MELENICËS!
Beteja e MELENICËS në ZOSH, njihet si njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së, në krye, heroi i së cilës ishte Komandant Shemsi AHMETI – Shemi.

U luftua plot 46 dite më radhe, armiku sulmonte çdo dite pa ndërpre, por edhe luftëtarët e njësisë speciale në krye me Komandant Shemin kundërpërgjigjeshin me atë arsenal që e posedonin mbi armikut duke mos i lënë asnjëherë të qetë e të mendonin për tu ri pozicionuar në llogore të tjera.

Sot, 27 vite më parë, dita e 26 prillit ishte kulmi i betejës se madhe shaljane, po bëhej fjalë për jetë a vdekje, në lagjen e Cenajve dhe tek kodra e Majdanit po zhvilloheshin luftime të ashpra me armikun, shkruan jepi zë.Në orët e mesditës bien heroikisht luftëtarët sy-patrembur: Rrustem HYSENI (Historiani), Ahmet e Xhemail HAXHA dhe Asllan CIMILI.

Pas rënies së tyre, Komandant Shemi betohet se për të gjallë nuk do e jap Majdanin, sepse pikërisht nga ajo pikë varej edhe e ardhmja e asaj beteje.

Komandant Shemi shpejt mobilizon njësitin special të tij dhe harton planin në mbrojtje të majës së Majdanit duke pasur parasysh se armiku kishte aktivizuar të gjitha njësitë ushtarake: që nga ushtarët e thjeshtë, mercenar e çetnik e deri tek njësitet më të specializuar të pajisura me teknikë moderne lufte deri në artilerinë më të rendë, më qëllim të thyerjes së frontit në Melenicë, e cila ishte shndërruar në një kështjellë të pa mposhtur.

Orët e mbrëmjes të datës së 26 prillit ushtarët e njësisë speciale ishin duke u ngjitur në istikamet që shpien drejtë majës së Majdanit dhe papritmas ndeshen me forcat e armikut duke luftuar në një distancë shumë të afërt. Nga një afërsi prej 2-3 metrash bien heroikisht për të mos vdekur kurrë Komandant Shemsi AHMETI dhe Arsim MUZAQI.

Në ato momente të vështira dikush nga ushtarët flet me zë dhe thotë: “na u vra Komandanti”, me gjasë ushtarët serb dëgjojnë dhe kuptojnë këto fjalë, ata ngrihen në këmbë për ti kapur të gjallë.
Një ndër ushtarët më të spikatur dhe me të shkathët që kishte njësiti special, ishte edhe Eset IBISHI i cili në ato momente gjuan me breshëri mitralozi M84 duke i lenë të vdekur dhe plagosur shumë ushtarët serbë. Ushtarët e njësisë speciale me vigjilencë e tyre bëjnë tërheqjen e trupit të Komandantit dhe Arsimit. Edhe pse të thyer në shpirte për humbjen e tyre, të nesërmen ata i varrosin me nderime të larta në fshatin Bajgorë.

Në këtë betejë heroike bien dëshmorë edhe ushtarët si: Enver MUSA, Shemsi ISREFI, Faruk BEQIRI, Sokol PRETENI, Esat MEHOLLI, Qazim CIMILI dhe plagosen disa të tjerë.

Lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

JU REKOMANDOJMË