Grabitësi kosovar ia sheh sherrin të dashurës, u zbulua dhe arrestua nga një storie në Instagram

Publikuar më:

29 vjeçari Leotrim Latifi, i konsideruar prej vitesh si një prej personave më të rrezikshëm në Kosovë, i njohur për përfshirje në një mori grabitjesh të armatosura në Kosovë është arrestuar sot si i dyshuari kryesor për grabitjen e armatosur në një argjendari në Prizren ku mbetën të plagosur babë e bir, pronarë të këtij biznesi.

Gazeta Online Reporteri.net nga burimet e veta brenda Policisë së Kosovës ka mësuar se ra në pranga Latifi, pasi u identifikua si i dyshuar për përfshirjen në grabitjen e së hënës në Prizren.

Burime të Reporteri.net kanë treguar se 29 vjeçari ia pa sherrin një ‘story’ të postuar në rrjetin social Instagram nga e dashura e tij, emër i njohur për redaksinë.

E dashura, e Leotrimit ka postuar një story në Instagram nga një villë në Batallavë në të cilën shihej edhe vetura e të dyshuarit. Kjo u bë shkak që forcat e Policisë ta kapin pikërisht deri sa ndodhej në vilë me të dashurën, një prej grabitësve më të rrezikshëm në Kosovë.

Gazeta Online Reporteri.net e ka siguruar edhe fotografinë e publikuar si ‘story’ në Instagram, që u bë shkas i kapjes së të dyshuarit.

Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për kapjen e Latifi u krye në ora 6 të mëngjesit të ditës së sotme.

Pos tij Policia ka arrestuar edhe të dyshuarin tjetër, Ibrahim Qadraku dhe një person të tretë i cili nuk është identifikuar ende.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.