Rritje e lindjeve në Mitrovicë: 403 foshnje në tre muajt e parë të 2026, 30 më shumë se 2025

Publikuar më:

Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është shënuar rritje e numrit të lindjeve gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave nga Reparti i Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, gjatë tre muajve të parë të këtij viti janë realizuar gjithsej 396 lindje, nga të cilat kanë ardhur në jetë 403 foshnje, duke përfshirë edhe lindjet binjake.

Po ashtu, bëhet e ditur se 180 prej këtyre lindjeve janë kryer me prerje cezariane.

Statistikat tregojnë për një trend në rritje, pasi në këtë periudhë janë regjistruar mbi 30 lindje më shumë se në tremujorin e parë të vitit 2025.

JU REKOMANDOJMË