Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin e Qeverisë për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.
Vendimi është miratuar me 89 vota “për” dhe asnjë kundër, duke marrë mbështetjen e të gjitha partive politike në Kuvend.
Pas votimit, deputetët kanë duartrokitur në sallë, duke shënuar përkrahjen e gjerë për këtë vendim.






