Anëtarët e Vetëvendosjes votuan kundër vizitës në kampin “Enver Zymeri” ku strehohesn Njësitë Speciale të Policisë.
Propozimi ishte bërë nga deputetja e AAK-së pas publikimit të pamjeve për kushtet e vështira.
Mefail Bajqinovci justifikoi refuzimin duke thënë se “aty ka gjëra që nuk janë për publikun”, ndërsa Bytyqi tha se mund të shkojë vetë nëse komisioni refuzon.
Njësitë Speciale vazhdojnë të jetojnë në kushte të këqija pavarësisht rolït të rëndësishëm që luajtën në parandalimin e tensioneve.






