Abazi: Guxo s’është parti e Osmanit, është parti e Pecit dhe Gërvallës që janë shitur për interesa politike

Publikuar më:

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, për FrontOnline ka komentuar raportet mes Listës Guxo dhe LVV-së, duke ngritur dilema për funksionimin e kësaj të fundit si subjekt i veçantë politik.

Sipas Abazit, procesi i integrimit të Guxo-s në LVV nuk ka qenë i rastësishëm, por i planifikuar paraprakisht nga kryeministri Albin Kurti, me qëllim eliminimin e çdo autonomie politike të këtij grupimi.

“Guxo ka pranu me u shkri e Kurti e ka përgatitë këtë me kohë që mos me pas asnjë mundësi që me u identifiku si grup i veçantë që me e bërë numrin 6. Kurti ka pushtet të plotë në Guxo”, ka deklaruar Abazi për FrontOnline.

Ai ka theksuar më tej se Lista Guxo nuk funksionon si parti e lidhur me presidenten Vjosa Osmani, por sipas tij, ajo është e dominuar nga figura të tjera politike brenda saj.

“Ata s’janë parti e Vjosa Osmanit, janë parti e Faton Peci dhe Donika Gërvalla-Schwarz që janë shitë për interesa të tyre politike”, ka shtuar Abazi.

JU REKOMANDOJMË