Dr. Ferit Përvetica, mjeku që modernizoi Repartin e Oftalmologjisë në Mitrovicë

Publikuar më:

Dr. Ferit Përvetica, specialist i oftalmologjisë, konsiderohet një nga figurat kryesore në zhvillimin e shërbimeve moderne të syrit në rajonin e Mitrovicës. Me mbi dy dekada përvojë, ai ka kontribuar në transformimin e Repartit të Oftalmologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”.

I lindur në Vushtrri, studimet e mjekësisë i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin në oftalmologji në Klinikën e Syve në QKUK (2006–2010). Që nga viti 2011 është pjesë e spitalit në Mitrovicë, ndërsa në periudhën 2019–2024 udhëhoqi repartin si shef.

Gjatë kësaj kohe u realizua modernizimi i shërbimeve, përfshirë aplikimin e injeksioneve intravitreale në vitin 2020 për trajtimin e sëmundjeve degjenerative të syrit dhe, në vitin 2022, futjen e kirurgjisë moderne të kataraktës me metodën e phacoemulsifikimit.

Nën drejtimin e tij, reparti u shndërrua në një qendër me standarde bashkëkohore, duke ofruar shërbime më cilësore për pacientët.

JU REKOMANDOJMË