Anesa Collakoviq nga Mitrovica në akademi të kibernetikës në SHBA e financiar nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Ajo në angazhimin e saj në SHBA shikon nga afër punën e sigurisë kibernetike të Amerikës dhe të aleatëve.
Vizita e saj pa bujë, por me ndikim të jashtëzakonshëm në dy organizata gjigante MITRE dhe IBM që nuk pushojnë së evoluari në fushën e teknologjisë – tani edhe në quantum computing.
MITRE është ajo që quhet “truri” pas zgjidhjeve komplekse—ata ofrojnë ekspertizën e thellë për të garantuar siguri, pa pasur konflikt interesi, duke prekur jetën e qytetarëve çdo ditë. MITRE kontribuoi në evolucionin e GPS-it dhe zhvilloi logjikën e sistemit TCAS (shmangie e përplasjeve ajrore). Gjatë pandemisë menaxhuan koalicionin për COVID-19 dhe krijuan mCODE™ për standardizimin e të dhënave të kancerit.
Në IBM (International Business Machines) Anesa pati përvojë në
☁️ Cloud Hibrid dhe nga afër ka vëzhguar menaxhimin e të dhënave në serverët dhe në cloud publik (AI, AWS, Azure).
Krahasuar me MITRE që analizon kërcënimet, IBM ofron watsonx—një platformë e intelegjencës artificiale AI që përfshin modele të të dhëna (Granite), mjete menaxhimi dhe asistencë për kodim, duke u fokusuar te zbatimi praktik. IBM është një shembull i jashtëzakonshëm i ripërtëritjes që kaloi nga prodhimi i makinave llogaritëse (1911) te PC-të, dhe sot është lider në kompjuterë kuantikë, duke synuar të ndryshojë fushën e farmaceutikës dhe logjistikës.






