Rrahmani ironizon Kurtin: “Mirëmëngjesi nga Republika Autoritare e Kosovës”

Publikuar më:

Deputeti Eman Rrahmani ka reaguar me tone ironike ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke kritikuar gjendjen ekonomike dhe politikat qeveritare.

Në një postim publik, ai e nisi reagimin me shprehjen “Mirëmëngjesi nga ‘Republika Autoritare’ e Kosovës”, ndërsa përmendi blerjen e një xhipi mbi 500 mijë euro dhe, sipas tij, rritjen e çmimeve të produkteve bazë.

Rrahmani ironizoi duke thënë se “nafta e lirë, rryma e lirë, buka e lirë, vaji i lirë, mielli i lirë dhe barnat falas”, duke shtuar se qytetarët, sipas këtij përshkrimi sarkastik, nuk kanë më nevojë të trajtohen jashtë vendit, të rinjtë po kthehen masivisht, fabrikat po hapen çdo javë dhe ekonomia po lulëzon.

Ai vazhdoi me ironi edhe për sektorin bankar, duke pretenduar se bankat “po falimentojnë” pasi, sipas tij, shteti i ka ulur kamatat në zero dhe ato po punojnë pa fitim. Reagimi i deputetit vjen në kohën e debatit publik për çmimet, investimet dhe politikat ekonomike të Qeverisë.

JU REKOMANDOJMË