Kurti viziton familjen Staka për Pashkë, kompania e djalit përfituese e dhjetëra tenderëve publikë

Publikuar më:

Për festën e Pashkëve, kryeministri Albin Kurti ka vizituar profesorin Pashk Staka dhe familjen e tij. Djali i tij, Stak Staka, është pronar i kompanisë farmaceutike “Meditech”, e cila deri në korrik të vitit 2025 ka fituar 153 tenderë nga Qeveria Kurti, me vlerë totale mbi 75 milionë euro. Kjo kompani konsiderohet ndër përfitueset më të mëdha nga buxheti i shtetit në sektorin e barnave gjatë viteve të fundit.

Fillimisht ishte raportuar se Arianit Jakupi ka 30 për qind të aksioneve në kompaninë “Meditech”. Megjithatë, sipas të dhënave në ARBK, ai rezulton të ketë 10 për qind të aksioneve, ndërsa 10 për qind të tjera i posedon motra e Stak Stakes, e cila ishte në fotografinë e publikuar nga Kurti dhe të cilës kryeministri në postim iu referua vetëm me shkurtesën “Mika”. Bëhet fjalë për Mikelina Staka-Rodiqi.

Gjatë kohës kur Jakupi ushtronte funksionin e drejtorit në Agjencinë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale, ishte hartuar edhe Lista Esenciale e Barnave, ku janë përfshirë një pjesë e barnave të kushtueshme që importohen nga “Meditech”.

Përfshirja e këtyre barnave në listë ka bërë që kompania të përfitojë kontrata nga shteti, në disa raste edhe përmes procedurave pa konkurrencë, duke e renditur atë ndër përfituesit kryesorë të fondeve publike në këtë sektor.

JU REKOMANDOJMË