Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se ka vazhduar me heqjen e reklamave në qytet, të cilat, sipas komunës, janë vendosur në mënyrë ilegale.
Postimi i plotë:
Vazhdon largimi i reklamave të kundërligjshme
Drejtoria e Inspekcionit është duke vazhduar me intensitet aksionet për largimin e reklamave të vendosura kundërligjshëm në hapësirat publike.
Ekipet në terren janë duke bërë largimin e tyre, me qëllim ruajtjen e rendit urban dhe sigurisë publike. Aksionet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.






