Mirena publikon foton e Kurtit me Gashin e Gjinovcin: Gjetje e saktë e Ramush Haradinajt

Publikuar më:

Analisti Ilir Mirena ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti në Kuvend, duke i dhënë të drejtë kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, lidhur me akuzat për financimin e eksponentëve që sulmojnë vlerat kombëtare.

“Ushqen zagare per me fy shqiptare”… Gjetje e sakte kjo e Ramush Haradinajt per Albin Kurtin”, shkroi Mirena.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot, duke reaguar ndaj pretendimeve të Kurtit për financimin e mediave. Ai hodhi akuza të rënda se është vetë kryeministri ai që financon njerëz për të sulmuar vlerat kombëtare.

JU REKOMANDOJMË