“UÇK luftoi për pushtet”, djali i dëshmorit: Rroni dhe Shkëlzeni nuk janë budallenj, janë argatë të Serbisë, janë në linjë me Prokurorinë e Hagës

Publikuar më:

Ish-aktivisti i VV-së dhe mbështetësi i madh i po të njëjtit subjekt politik, Rron Gjinovci, deklaroi në një intervistë televizive se shumica e njerëzve që e luftuan Serbinë nuk e kanë luftuar për liri, por për pushtet.

“Shumica e njerëzve që janë angazhuar kundër Serbisë nuk e kanë pasur kundër Serbisë për shkak se është shtet i huaj, por kanë pasur për të mbërritur vetë në pushtet, sepse Serbia nuk i ka lënë”, ishte shprehur Gjinovci në një intervistë skandaloze.

Pas kësaj videoje, ka reaguar Ilir Tahiri, djali i dëshmorit Abdullah Tahiri, njërit prej luftëtarëve më të mëdhenj dhe organizator i celulave të para të UÇK-së.

Ai ka thënë se Shkëlzeni dhe Rroni nuk janë budallenj, por argatë të Serbisë dhe se këta të dy janë në një vijë me Prokurorinë Speciale të Hagës.

Postimi i plotë:

Tërë ditën po qarkullon deklarata e Rron Gjinovcit dhe po jepen vlerësime të ndryshme, por askush nuk po e thotë se kjo është në vijë me atë që pretendon Prokuroria Speciale e Hagës.

Këta dy djem (Reoni e Shkelseni) nuk janë as budalle, as naivë, as vetëm përfitues, por janë argatë të Serbisë.

Këta përfaqësojnë pjesën publike të një skenari që operon në Kosovë për ndërtimin e një tregimi të rremë për historinë, që po tentohet t’i imponohet Kosovës pas 26 vitesh.

Ata, jo rastësisht, prekin tema të ndjeshme, me disa saktësi shumë sipërfaqësore, për ta mbushur pjesën tjetër me shpifje.

Janë po këta që e kanë lënë Kosovën pa termocentral, duke bërë propagandë kundër ndotjes dhe duke promovuar kinse energjinë alternative.

Është bërë një lobim i madh dhe shumë i fuqishëm kundër pavarësisë energjetike të Kosovës. Këta e kanë bërë këtë lobim.

Tani, e njëjta ekipë është duke lobuar për të ndërtuar narrativën se ne kemi qenë agresori: se kemi vrarë, ndjekur dhe masakruar serbë; se kemi luftuar për të ardhur në pushtet dhe jo për t’u çliruar nga Serbia.

Unë nuk e di çfarë bën AKI-ja, por në dhjetëvjeçarin e fundit, lobimi për ta zhbërë shtetin e Kosovës kurrë nuk ka qenë më i fuqishëm dhe më i dëmshëm.

JU REKOMANDOJMË