Kryeministri i vendit Albin Kurti pa kërkuar shijen e pushtetit akuzonte për vjedhje personat që uleshin në Tribuna Vip për ta përcjell nga afër ndeshjen e sportit, duke u munduar që t’i gozhdonte elitën politike që aso kohe gëzonin këto privilegje.
Vitin 2019 Kurti thoshte se kishte dëgjuar fjalë se nëse ulesh në zonën VIP “mund t’i vidhej kuleta”, duke u munduar t’a tregonte barazinë sociale me qytetarët që ndodheshin për tifo në stadium.
“Eeee, mbramë ishte një tifoz, adhurues i Vetëvendosjes në tribuna në lindje, edhe më tha pse nuk shkove në tribuna në perëndim atje ku janë VIP-at? I thashë, kam dëgjuar se atje mund të ta vjedhin kuletën”, thoshte Kurti dikur.
Zona VIP tashmë u bë e njohur për vetë Kurtin pasi që i njëjti nuk mungoi disa ndeshje radhazi me ftesë në Fadil Vokrri ku zhvilloheshin ndeshjet miqësore dhe për kualifikime.
Madje edhe sot që luan Kosova me Turqinë, një hap para botërorit, po raportohet se kryeministri Kurti do jetë pjesë e ndeshjes. Pikërisht në zonën VIP që e bëri të famshme për vjedhjen e kuletës.






