Më 28 mars 2026, studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë morën pjesë në aktivitetin “Takim me Binance”, i organizuar në Shkup. Gjatë këtij aktiviteti, studentët patën mundësinë të ndjekin një sesion informues dhe të marrin pjesë në aktivitete interaktive me përfaqësues të Binance.
Ky takim ofroi një mundësi të mirë për rrjetëzim, shkëmbim përvojash dhe zgjerim të njohurive në fushën e teknologjisë dhe financave digjitale.
Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë dinamike dhe bashkëkohore, duke përfshirë edhe pjesë sociale me ushqim, pije dhe dhurata për pjesëmarrësit. Ky organizim shërben si një mundësi e vlefshme për studentët e UIBM për t’u lidhur më afër me zhvillimet ndërkombëtare dhe për të përfituar nga eksperiencat praktike në tregun global.






