Në një nga kafenetë në Prishtinë: “Sot rivalë, por gjithmonë miq” – kafe falas për tifozët turq

Publikuar më:

Një gjest simbolik është parë në një nga kafenetë në Prishtinë, ku për tifozët turq janë ofruar kafe dhe çaj falas, si shenjë respekti dhe mikpritjeje para ndeshjes Kosovë–Turqi.

Në mesazhin e vendosur në lokal shkruhet: “Today rivals, but always friends. Free coffee and tea for all Turkish fans. You paid in 1999 – today you owe nothing.”

Ky mesazh lidhet edhe me ndjenjën e mirënjohjes, duke pasur parasysh se Turqia ishte ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, si dhe një nga vendet që ka mbështetur ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar në vitet e fundit.

Gjestet e tilla konsiderohen si shembull i mikpritjes tradicionale shqiptare, ku respekti për mysafirin mbetet vlerë e rëndësishme, pavarësisht rivalitetit sportiv.

JU REKOMANDOJMË