Rritja e çmimit të naftës, radiotaksitë në Vushtrri ngrisin çmimin – nga nesër starti 2 euro

Publikuar më:

Kompanitë e radiotaksive në Vushtrri kanë vendosur të rrisin çmimet e shërbimeve të transportit, ku duke filluar nga dita e nesërme, çmimi fillestar (starti) i udhëtimit do të jetë 2 euro.

Sipas një burimi brenda njërës prej kompanive të radiotaksive, kjo rritje ka ardhur si pasojë e shtimit të vazhdueshëm të shpenzimeve operative, e në veçanti për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimit të derivateve të naftës.

I njëjti burim ka theksuar për VushtrriaOnline se vendimi ka qenë i detyrueshëm për të përballuar kostot.

“Jemi të detyruar ta bëjmë këtë rritje për t’i përballuar shpenzimet e larta pas ngritjes së çmimit të derivateve. Me dëshirë kjo rritje nuk do të bëhej, por situata ekonomike na ka detyruar”, ka thënë burimi.

Përveç çmimit fillestar, rritje është bërë edhe në çmimet paushall të transportit për destinacione të caktuara, në përputhje me kostot e reja të operimit.

JU REKOMANDOJMË