Tre specialistë të reumatologjisë – Dr. Fidan Berisha, Dr. Arton Shala dhe Dr. Qerim Ademi – ofrojnë çdo ditë pune shërbime profesionale në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.
Shërbimi, i themeluar në vitin 2018 nga Dr. Fidan Berisha, është zhvilluar në një qendër të rëndësishme për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve reumatologjike në rajon.
Ekipi trajton sëmundje si artriti reumatoid, spondiloartritet, artriti psoriatik, lupusi sistemik, vaskulitet, osteoporoza dhe osteoartriti, duke përdorur metoda bashkëkohore laboratorike e imazherike, përfshirë UZ muskuloskeletore dhe RTG.
Në këtë shërbim aplikohen gjithashtu infiltrime brenda nyjave dhe terapi biologjike moderne për kontroll më të mirë të sëmundjes dhe përmirësim të cilësisë së jetës së pacientëve.







