Trepça 106 ditë pa humbje – 17 fitore radhazi dhe vendi i parë i siguruar

Publikuar më:

KB Trepça po kalon një nga momentet më të forta të sezonit, duke ndërtuar një seri mbresëlënëse rezultatesh në Superligën e Kosovës.

Humbja e fundit e “xehetarëve” daton më 7 dhjetor 2025, në palestrën “Minatori”, përballë KB Vëllaznimit. Që nga ajo ndeshje, Trepça nuk ka njohur më humbje.

Prej asaj kohe:

106 ditë pa humbje
17 fitore radhazi
Një ecuri që jo vetëm ka konfirmuar stabilitetin e skuadrës, por edhe dominimin e saj në kampionatin kosovar.

Aktualisht, kampionia në fuqi ka arritur të sigurojë vendin e parë, duke krijuar një diferencë prej 5 fitoresh ndaj vendit të dytë, kur kanë mbetur edhe 3 xhiro deri në fund të sezonit të rregullt.

Forma e treguar në këtë periudhë e vendos Trepçën si skuadrën më në formë në ligë, duke hyrë në fazën vendimtare me besim të lartë.

Në tri xhirot e mbetura, Trepça do të përballet me:

KB Bora (në shtëpi)
KB Rahoveci (në udhëtim)
KB Prishtina (në shtëpi)
Seria aktuale dhe diferenca në tabelë e bëjnë të qartë se Trepça po hyn në fazën përfundimtare të sezonit me një formë që frikëson çdo kundërshtar.

JU REKOMANDOJMË