Spitali Sheikh Zayed në Vushtrri do të përforcohet me staf të ri mjekësor, pasi dy specialistë janë pranuar së fundmi për të ushtruar profesionin në këtë institucion shëndetësor.
Dr. Visar Kameri, specialist i ortopedisë, pritet të nisë së shpejti punën në këtë spital. Po ashtu, punën do ta fillojë edhe Dr. Gloriosa Dobra, specialiste e pediatrisë, pasi tashmë janë publikuar rezultatet përfundimtare të pranimit nga SHSKUK.
Përveç shtimit të stafit, Spitali i Vushtrrisë pritet të përfitojë edhe nga investime të reja kapitale. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë paralajmëruar një investim prej 7.5 milionë eurosh gjatë këtij viti për zgjerimin dhe përmirësimin e kapaciteteve të spitalit.






