Ish-asamblisti i PDK-së nga Mitrovica, Fadil Veseli, ka vizituar kushëririn e tij, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Hagë.
Pas takimit, ai ka bërë të ditur se Veseli është në gjendje të mirë shpirtërore, i qetë dhe i vendosur, pavarësisht rrethanave në të cilat po ndodhet. Sipas tij, situata nuk e ka ndryshuar, por e ka bërë edhe më të fortë.
Ai po ashtu ka shprehur shpresën që ish-kreu i Kuvendit të lirohet sa më shpejt, duke theksuar respektin dhe mbështetjen për të.






