Granit Shala nga diaspora: Pa votën e diasporës do të shihej sa mbështetje reale ka VV-ja në Kosovë

Publikuar më:

Politikani nga diaspora dhe familjar i dëshmorit të parë në Loxhë, Tahir Shala, Granit Shala, ka bërë një reagim lidhur me votën e diasporës dhe mbështetjen politike në Kosovë.

Ai ka theksuar se, sipas tij, nëse diaspora nuk do të votonte, do të kuptohej më qartë niveli real i përkrahjes që gëzon Lëvizja Vetëvendosje brenda vendit. Shala vlerëson se vendimmarrja duhet t’u takojë atyre që jetojnë çdo ditë me pasojat e qeverisjes.

“Mos votoni nga diaspora nëse doni ta kuptoni realisht sa përkrahje ka në Kosovë. Pa votën e diasporës do të shihej qartë sa pak mbështetje ka VV-ja brenda vendit. Le të vendosin ata që jetojnë çdo ditë me pasojat e qeverisjes”, ka shkruar ai.

Në fund të reagimit, Shala ka theksuar se edhe vetë jeton në diasporë.

JU REKOMANDOJMË