Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Vushtrri, konkretisht në rrugën “Jeton Terstena”, ku janë përfshirë një motor dhe një veturë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe ekipi i emergjencës mjekësore, të cilët po merren me rastin.
Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar në komunikacion.






