Gruaja e analistit që mban qëndrime pro Lëvizjes Vetëvendosje, Xhevdet Pozhari, Emine Abdyli-Pozhari, i është futur garës për pozitën e gjyqtares në Gjykatën Kushtetuese.
Abdyli-Pozhari, momentalisht profesoreshë asistente në Universitetin e Prishtinës, ndodhet në mesin e 25 kandidatëve që kanë konkurruar në thirrjen për dy pozita për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
“Të martën, më 17 mars, ka përfunduar afati i ftesës/thirrjes publike për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Deri në orën 16:00 kanë aplikuar 25 kandidatë: Vigan Rogova, Zahir Çerkini, Besard Belegu, Makfirete Krasniqi, Selman Ymeri, Avdylkadër Muçaj, Elton Tota, Benina Kusari, Ramadan Gashi, Shabi Idrizi, Rafet Haxhaj, Valbona Shala Thaqi, Shpresa Emra, Suzana Gashi, Ardita Haxhnikaj Demi, Novitet Nezaj, Alban Muriqi, Flamur Mrasori, Emine Abdyli Pozhari, Përparim Kalo, Nazmije Krasniqi Jusufi, Riza Krasniqi, Jorida Xhafaj, Islam Sllamniku dhe Bahrije Zaçaj”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
Bashkëshortja e analistit Xhevdet Pozhari medoemos është duke synuar një pozitë në funksione të lartë shtetërore.
Në janar të vitit 2024, Emine Abdyli ishte rekomanduar për anëtare të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Bashkë me Abdylin ishte rekomanduar edhe Dardan Vuniqi, i cili në fund kishte dalë fitimtar karshi Abdylit.
Thirrja për dy pozita në Gjykatën Kushtetuese është hapur pas skadimit të mandatit të dy gjyqtarëve në këtë gjykatë.
Pushteti kishte synuar “kapjen” e kësaj gjykate edhe në thirrjen e kaluar duke përkrahur Vigan Qorollin, i cili pas dështimit ishte emëruar zëvendësministër i Drejtësisë në Qeverinë Kurti.








