Lajm i mirë për diasporën: AirMunich nis fluturimet direkte Oslo – Prishtinë nga 12 qershori 2026

Publikuar më:

Një lajm shumë i mirë vjen për diasporën në Norvegji dhe për të gjithë udhëtarët që lidhin Kosovën me vendet skandinave. Kompania ajrore AirMunich ka njoftuar se nga 12 qershori 2026 do të fillojnë fluturimet direkte në linjën Oslo – Prishtinë – Oslo.

Kjo linjë e re do të ofrojë udhëtim më të shpejtë dhe më komod mes Norvegjisë dhe Kosovës, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen për familjet e diasporës, turistët dhe udhëtarët e biznesit. Fluturimet direkte pritet të reduktojnë kohën e udhëtimit dhe të sjellin më shumë mundësi për lidhje të rregullta ajrore mes dy vendeve.

AirMunich synon të ofrojë shërbim cilësor, siguri dhe komoditet për të gjithë pasagjerët.

Për rezervime dhe informacione shtesë:
+383 38 410 666
+49 176 3750 2028
www.airmunich.eu

JU REKOMANDOJMË