Avokati Arianit Koci kërkon nënshkrimet për kandidat të dytë për President

Publikuar më:

Avokati Arianit Koci do t’i hyjë garës për President të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka kërkuar 30 nënshkrime që të hyjë në garën për të parin e shtetit, por vetëm si kundër-kandidat i Glauk Konjufcës.

Këtë, ai tha se po e bën që vendi të mos hyjë përsëri në cikël zgjedhjesh dhe bllokadash institucionale.

“Për ta formalizuar kandidimin duhen 30 nënshkrime deputetësh. Prandaj, i ftoj deputetët, qoftë të pozitës apo të opozitës, të m’i japin nënshkrimet sot, në mënyrë që të plotësohet kushti i dy kandidatëve për zgjedhjen e Presidentit”.

Reagimi i plotë:

JU REKOMANDOJMË